Vlorë Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë sekuestruar një mjet lundrues
Policia bën me dije se ka filluar procedimin e shtetasit DH.B në gjendje të lirë.
“Vlorë Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë sekuestruar një mjet lundrues. Procedohet penalisht pronari i mjetit. Sot, më datë 05.07.2017, Policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit: Dh.B., 33 vjeç banues në Vlorë. Policia ka filluar procedimin penal ndaj këtij shtetasi pasi më datë 05.07.2017, rreth orës 10:20, në grykëderdhjen e lumit Vjosë, është konstatuar në anë te detit një mjet lundrues tip skaf plastik, pa mbishkrime, me gjatësi 8 m dhe gjërësi 2.8 m, me një motor të markës “Yamaha”, në zotërim të shtetasit Dh.B., i cili ka rezultuar se ka ndryshuar vendndodhjen. Për shkak të pamundësisë së këqyrjes në vendin e ngjarjes, mjeti u shoqërua për në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese në SPKM Triport, Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën
penale (neni 25) “Ndryshimi ose falsifikimi i karakteristikave të mjetit lundrues” (neni 29, pika 1) “Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim” i ligjit nr.8663, datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT”, në ngarkim të shtetasit Dh.B.”, thuhet në njoftimin e policisë. (B.H/Shuplaka)