Sfidanti i Bashës për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ka folur edhe për incidentin e para disa ditëve që ka patur me shoferin e deputetes Mimoza Hajdarmataj, kur ai u kërcënua pasi hodhi kandidaturën për kreun e PD-së.
Selami tha se ishte një ngjarje e pakëndshme por se nuk është frikësuar. Ai pohoi gjithashtu se ka pasur një telefonatë nga Basha.
“Ishte i pakëndshëm ju kam thënë. Zoti Basha më mori në telefon. Është një kulturë e gabuar. Nëse qëllimi është për të më trembur mua nuk ka…Është e pakëndshme, fort e pakëndshme. Disa më thanë që mirë do ishte një deklaratë zyrtare”, tha ai. (B.H/Shuplaka)