Mijëra mbështetës të qeverisë në Venezuelë kanë hyrë në sallën plenare dhe kanë goditur deputetë dhe gazetarë. U desh kjo që parlamenti të kthehej në një arenë dhune.
Dhjetëra parlamentarë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit, disa prej tyre me plagë të rënda në kokë. Agresorët përdorën sende të forta dhe bomba tymuese.
Sipas mediave vendase, agresorët janë një grup pro presidentit Nicolas Maduro, i quajtur Colectivos. Ata janë kthyer në tmerrin e qytetarëve pasi prej ditësh tentojnë të shtypin protestat kundër regjimit të presidentit, madje duke përdorur edhe armët. Në momentin e sulmit, presidenti Maduro po mbante një fjalim në një pjesë tjetër të qytetit, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ngjarja në parlamentin venezuelian vjen pak ditë pasi një helikopter i policisë u rrëmbye dhe nisi të hidhte granata mbi kryeqytetin Caracas. (S.SH/Shuplaka)