Për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur dje në Lushnjë kur burri tentoi të mbyste me litar gruan e tij kanë dalë detaje të reja. 56 vjeçari Feçor Biçaku pas një sherri i ka vënë litarin në fyt gruas së tij, F. Biçaku, 52 vjeçe. Për këtë ngjarje të rëndë ka qenë kundata e cila ka dëgjuar të bëriturat e kunatës së saj dhe lajmëroi menjëherë policinë. 52-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Pse ndodhi ngjarja e rëndë?
Sipas “Panorama” dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një sherr i çastit, duke bërë që burri të humbasë kontrollin.
Sipas burimeve nga hetimi, rreth orës 18:30, bashkëshorti ka kërkuar që t’i shërbehet darka, por nuk ka pasur asgjë të gatuar në atë orë. Kaq është dashur që në shtëpi të nisë sherri dhe të dy kanë fajësuar njëri-tjetrin për mungesë përgjegjshmërie në familje. 56-vjeçari e ka goditur fillimisht me një shuplakë dhe ka nisur ta fyejë. Pas disa minutash debat, në një çast burri ka marrë një litar që gjendej në korridor dhe e ka lidhur gruan për fyti. Ngjarja është ndaluar nga kunata e cila i është lutur 54 vjeçarit që ta lëshonte gruan e tij.