18:52 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zgjedhjet mbaruan! Është koha të kthejmë sytë nga arsimi, nga ushqimet që konsumojmë dhe qytetarët

09:36 | 06/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet mbaruan! Është koha të kthejmë sytë nga arsimi, nga ushqimet që konsumojmë dhe qytetarët

Nga Eltjona Doko*

Temperaturat e larta të  kësaj vere duket se do vijojnë të jenë përvëluese për aq kohë sa mediat vizive, print apo çdo formë  tjetër e  komunikimit publik do të vijojë të  flasë me gjuhën e  politikes.

Që në nisje të këtij viti startoi garë pas gare, kush e kush të bëjë zgjedhje brenda partive, që më pas u finalizuan në 25 qershor, procesi dhe fituesi i të cilave ka marrë tashmë zërin ligjor (për aq sa vlen të quhet i tillë). Por, ajo që nuk po e lë rehat këtë vend, këtë popull, është zhurma, tymnaja që po largon vëmendjen nga hallet reale të familjeve shqiptare, budallallepsje kolektive!

Tashmë më shumë se kurrë, lipset të kthejmë sytë nga arsimi, nga mijëra maturantë, fati i të cilëve ende mbetet në udhëkryq, se dikush e etiketon procesin si pazar votash, e dikush tjetër si biznes fitimprurës, por askush nuk di të thotë për mënyrën që do shpallen fituesit dhe “humbësit”, në një kohë që bashkëqeverisja mes dy ish aleatëve të majtë, tani kundërshtarë,  është prezente në të gjitha hallkat. Nuk ka dyshim që më të favorizuari në këtë proces janë universitetet private, që kanë nisur gjuhetinë e shtrigave për të “gllabëruar” në procesin e tyre të errët vijmësinë e të ardhmes për të rinjtë!

Po “rilindin” universitetet private sërisht, e jua dëgjojmë emrin vetëm kur i shohim të emërohen drejtues “studentët” e dalë nga bankat e tyre!  Nuk po ngelet njeri në këtë vend pa u bërë politikan i “zoti”, pa hamendësuar për fatin dhe të ardhmen e vendit, po preferojmë të “hamë” politikë në çdo vakt! Duke u marrë me hallin e tjetrit, harruam veten, e duke harruar veten po vrasim të ardhmen! Nuk ka nevojë për shumë argumenta apo fakte që të provojmë  që shpresa e të jetuarit në vendin tonë është halli ynë më i vogël, që në fakt duhet të jetë halli ynë primar!

Zgjedhjet mbaruan! Ka ardhur koha që  sytë të kthehen  nga qytetarët e thjeshtë, ata qytetarë që nuk kanë asnjë kontribut në zgjedhjen e kandidatëve për udhëheqës qeverish e shteti me sistemin që politika vetë ka ndërtuar, e që votojnë edhe pse për 30 vjet do mbeten të varfër me një sistem që votën ua çon dëm, nga ata qytetarë që nuk marrin pjesë dot në një konkurs të ndershëm punësimi në administratë, madje dhe ata që shesin votën për të ngrënë një muaj, nga të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndrydhur të këtij vendi me demokraci të brishtë!

Nuk po dimë më me çfarë ushqehemi, me  perime a hormone! E në të gjithë këtë valë problemesh  reale, nuk duhet të çuditemi kur të rriten frikshëm statistikat e qytetarëve që duan të ikin nga vendi i tyre! Nuk është e thjeshtë për askënd largimi dhe vetëm ai që merr këtë hap e di se çfar vuan e heq për tu adaptuar në një vend të huaj, por më mirë se të ndihesh i huaj në vendin tënd…

Më vjen në mend proza e Konicës, sa herë dëgjoj rrëfenjat e sakfrificat e atyre mijëra bashkëatëdhetarëve që jetojnë në vise të huaja… “Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo te harosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`te mungon, s`di se ç`te duhet….”, sot më shumë se kurrë kjo prozë gjen  vend në realitetin e hidhur shqiptar!

Pas më shumë se 27 vitesh tranzicion, duhen parë me vëmendje politikat që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe jo ato që ndrydhin e shtrydhin jetesën normale.

Etiketa: eltjona dokoqytetaretzgjedhjetzgjedhjet mbaruan
Pas

Pushuesit në Shëngjin përballen me një makth, shtohen masivisht vjedhjet

Para

I bie në kokë kova me materiale ndërtimi, humb jetën 27-vjeçari në Fushë-Krujë

Para
I bie në kokë kova me materiale ndërtimi, humb jetën 27-vjeçari në Fushë-Krujë

I bie në kokë kova me materiale ndërtimi, humb jetën 27-vjeçari në Fushë-Krujë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri palestinez thotë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe Gaza duhet të kthehet nën kontrollin e Autoritetit Palestinez

Një person i armatosur vret katër persona, përfshirë një oficer policie në një rrokaqiell në New York – identifikohet i dyshuari

Durimi i Trump po mbaron, kjo rrit shanset për takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë – thotë diplomati i lartë ukrainas

Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e subjektit të rivlerësimit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.