Ditën e sotme ka pasur përplasje në Cirkun e Tiranës. Pronës i ka dalë pronari dhe kanë qenë përmbaruesit ata që kanë shkruar që të çmontojnë çadrën.
Pronari është Astrit Veliaj biznesmenë dhe ish-kandidatë për deputetë në Qarkun e Beratit.
Aktorët janë të përlotur dhe kërkojnë që të paktën të ketë një grup ekspertësh që të mund të ndërhyjnë për të hequr çadrën.
Duhet thënë se të gjithë aktorët e cirkut kanë qenë me pushime dhe janë rikthyer për të mbrojtur çadrën. Ata e pranojnë që kjo është një pronë private, por çadra nuk mund të dëmtohet pasi mund të zhvendoset në një pikë tjetër të qytetit.
Ajo që ngre edhe më shumë pikëpyetje është fakti se Ministria e Kulturës edhe pse ka dy vite që është njohur me vendimin e Gjykatës ende nuk ka një plan B për zhvendosjen e cirkut. Kjo pasi ligjërisht pronari Veliaj është fitues.
(E.K/SHUPLAKA)