08:47 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas Kavajës Basha niset drejt Lezhës, ku ndodhet Selami

12:36 | 06/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gara për kreun e PD-së, Basha dhe Selami kandidaturat e para. Ç’pritet të ndodhë deri në zgjedhjet e korrikut

Duket se dy kandidatët për kreun e PD-së kanë nisur intesivisht takimet me bazën e demokratëve në qytete të ndryshme të vendit.

Pas takimeve që pati në Kavajë Lulzim Basha mësohet se është nisur drejt qytetit të Lezhës, ndërsa Selami do të ketë takime me bazën e demokratëve në Mirditë.

Për këto qytete është menduar që fushata të bëhet në mënyrë të ndarë, ndërsa në takime të tjera është planifikuar dhe fushatë e përbashkët ku secili prej kandidatëve do të paraqesë platformën e tij për ringritjen e PD-së.

Nga Kavaja Basha ka theksuar se pavarësisht përpjekjeve të opozitës krimi dhe driga arritën të cënonin standardet e zgjedheve.

“E vetmja forcë që qëndroi, e vetmja forcë që tregoi moral, e vetmja forcë që tregoi vendosmëri, e vetmja forcë që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat, e vetmja forcë që u ofroi shqiptarëve perspektivën e daljes nga kriza, e vetmja forcë me një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, e vetmja forcë me program, e vetmja forcë që ka moralin të vazhdojë dhe ta fitojë këtë betejë është Partia Demokratike e Shqipërisë”, tha Basha nga Kavaja.

Ai pohoi se është koha për të marrë përgjegjësi, duke nisur nga ai vetë.

“Nuk kam ardhur vetëm për t’ju uruar dhe as për të marrë vetëm duartrokitjet tuaja sepse kjo është ora për të marrë përgjegjësitë e mia. Eshtë ora për të marrë të gjithë përgjegjësitë e mia për të gjithë vendimmarrjen, për të gjykuar bashkë me ju, a bëmë gjithçka që mundëm? A qendruam apo jo fuqishëm në kauzat që besonim, në kauzat e drejta të shqiptarëve; me dekriminalizimin, me luftën kundër drogës, me luftën për një drejtësi të pakapur e të panënshtruar politikisht  dhe me luftën për zgjedhje të lira e të ndershme? Dhe nëse po, le të mos e konsiderojmë këtë fundin e një betejë, por njësoj si në vitin 1991, stacionin drejt betejës tjetër, betejës përfundimtare për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. E për t’i rikthyer shqiptarëve shpresën në vend të frikës”, theksoi Basha.

Etiketa: Bashaeduart selamilulzim bashaselami
Pas

A do ta çoni mandatin si ministër deri në fund? Përgjigjet Koka dhe hedh akuza mbi qeverinë: Ka disa muaj që kabineti nuk funksionon

Para

90 minuta takim, Donald Lu largohet nga kryeministria. Ç’të jetë diskutuar?

Para
90 minuta takim, Donald Lu largohet nga kryeministria. Ç’të jetë diskutuar?

90 minuta takim, Donald Lu largohet nga kryeministria. Ç'të jetë diskutuar?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.