Shërbime te Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin ditën e sotme të Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi është bërë pas urdhërit urdhrin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. 41- vjeçari rezulton i dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”. 41-vjeçari është djali i ish-bosit të firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj. (J.V/Shuplaka)