16:45 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Balliu: Kundërshtarët e Bashës e kanë menduar PD-në si një lopë që do ta mjelin për vete, për dhëndrin, për djalin e tezes, për shoferin

15:05 | 06/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama sulmon Fahri Balliun: Fytyra e PD-së, do t’ja dijë vetëm për shërbetin që kullon nga tepsia

Fahri Balliu është i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të Bashës dhe duke komentuar zhvillimet në PD ai shprehet se kundërshtarët e tij kanë qenë një parti brenda Partisë.

Në një intervistë për “Mapo”, Balliu shprehet se këta persona që bëjnë zhurmën sot kanë qenë ata që dikur kanë shkelur të gjitha normat statutore në PD.

“Këtë tollovi e shkaktojnë totalisht shkelësit e të gjitha normave statutore të PD-së, të ligjit kur kanë qenë pushtetarë, të moralit që kanë treguar kudo ku kanë lëvizur; nga jeta private deri te jeta publike. Njerëz që s’kanë mbajtur asnjë përgjegjësi për urrejtjen që kanë ngjallur te demokratët, veçanërisht në 4 vitet e fundit të qeverisjes së Berishës, dhe sidomos 2 vitet e fundit, aleanca që ata bënë me pushtetin e Ramës, për të mbyllur aferat korruptive, i bën sot të kenë detyrimin që ta sulmojnë Bashën.

Basha ka bërë një gabim fatal, që edhe kur e dinte se ish-ministri i tij, deputet në grupin parlamentar, është ortak punësh të zeza me kryehajdutin 12-vjeçar të bashkisë së Pogradecit apo me një nga monstrat e pushtetit të Ramës, Arben Ahmetajn, nuk i ka kërkuar llogari atij.

E të mos vazhdojmë me histori më të vjetra se kaq, për të thënë këtë ide: do të mjaftonte roli i tyre në këtë fushatë, që të kuptosh lidhjen thjesht të ftohtë të vetëm prapanicës së tyre me Partinë Demokratike, të cilën e kanë kuptuar vetëm si një lopë që do ta mjelin ata për vete, për dhëndrin, për djalin e tezes, për shoferin… për këdo.

Harron ndonjëri prej tyre që kur futesh te Sali Berisha kryeministër për të sulmuar ndonjë person, përdorte termin “e vrava”. Dhe ky që “vritej”, nuk bënte pjesë në klanin e 3 ministrave dhe nuk vuante nga sindroma e “dashurisë për shpirtziftët” që villnin zjarr ndaj Sali Berishës. Ja, kaq është historia e tyre, historia e njerëzve që i kishin thënë lamtumirë PD-së, librit, ndjenjave njerëzore, mirënjohjeve, vlerësimit real të kontributeve të të tjerëve. Një pushtet kriminal, brenda një ëndrre të madhe politike që quhej PD dhe një lideri historik, Sali Berishës”, shprehet Balliu.

“Këta kanë qenë një parti brenda PD-së. Mjaft të kujtojmë ato tekstet e tyre në të gjitha kafenetë dhe restorantet e Bllokut, deri në Arabinë Saudite. Tabela e qitjes së tyre ka qenë Sali Berisha. Në kohën e koalicionit me LSI-në, komunikimi i tyre me Edi Ramën, prokuroren e asaj kohe dhe segmente të tjera ka qenë një dashuri perverse dhe një nëpërkëmbje e madhe për militantët dhe qëndrestarët e PD-së.

Kjo nuk do të thotë se një pjesë e tyre, në segmente kohe të caktuara janë pa kontribut. Padyshim, po qumështi i mbledhur në një kohë, kur i bihet me shqelm, nuk është më qumësht. Lufta kundër Lulzim Bashës është luftë kundër PD-së, që ata e duan për vete, është kundër Sali Berishës, që ata janë mësuar ta shajnë nëpër restorante apo nëpër vila pushimesh, nëpër kazino.

Këtu përjashtoj ndonjërin që kur e lusnin në 97-n në PD-në e martirizuar, ai blinte speca tek Ura e Lanës dhe thoshte: “s’kam punë me të”. Tani, nga specat, është njëri nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Asnjë parti e krijuar jashtë PD-së nuk e dëmton PD-në, e pastron, e filtron, edhe këta vetë i bën më të sinqertë, më të vërtetë”, vijon më tej botuesi i “55”.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Balliudeklaratafahri balliu
Pas

Pishat në Sarandë përfshihen nga flakët, banorët në panik (VIDEO)

Para

Në mbështetje të skuadrës së tyre, tifozët e Partizanit bllokohen në kufirin bullgar

Para
Në mbështetje të skuadrës së tyre, tifozët e Partizanit bllokohen në kufirin bullgar

Në mbështetje të skuadrës së tyre, tifozët e Partizanit bllokohen në kufirin bullgar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që e konstatuan në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari

Dekreti i ri i Putinit: Të huajt rekrutohen në ushtrinë dhe inteligjencën ruse

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gjergj Cukalin dhe grupin kriminal

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Sanxhak, 62-vjeçari denoncon largimin e të fejuarës së djalit të tij

Turist francez lëndohet në Ksamil, pronarët e Jet Ski-ve në hetim

Papa Leone falënderon Fortlumturinë Joani për pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit

Mamurras: 38-vjeçari humb jetën gjatë punës në gurore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.