Një 44-vjeçare nga Kavaja ka braktisur djalin e saj, shtetasja me inicialet A.H ka braktisur fëmijën e saj, një djalë 16-vjeçar.
Mësohet se gruaja e ka braktisur djalin kur të dy ndodheshin në Francë, ndërkohë adoleshenti është gjetur nga policia dhe raportohet se ndodhet aktualisht në një qendër sociale.
Policia ka nisur hetimet dhe dosjen me kallëzimin penal ndaj 44 vjeçares e ka dorëzuar në Prokurori
Njoftimi i policisë
Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.H, vjeç 44, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se duke qenë jashtë shtetit, ka braktisur fëmijën e mitur E H, vjeç 16, i cili aktualisht ndodhet në një qendër sociale në Francë. Neni 124 i Kodit Penal.(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post