John Cena, boksieri i ndeshjeve pa rregulla në ring, prej kohësh është në një lidhje me boksieren, Nikki Bella.
Duket se marrëdhënia e tyre do të kurorëzohet së shpejti me martesë, pasi në një intervistë të dhënë për “The Daily Telegraph”, boksieri ka deklaruar se ishte i emocionuar sepse do të martohet me shoqen e tij të ngushtë.
“Unë jam shumë i emocionuar që do të martohem me shoqen time të ngushtë, mezi po pres”, tha ai.
Ndërkohë, boksieri i popopzoi të dashurës së tij për martesë në mes të ringut, më pas fotot janë publikuar me shpejtësi në rrjetet sociale ku të gjithë komentonin për mënyrën se si i preku momenti romantik. (S.SH/Shuplaka)