Partizani ndal këtu rrugëtimin në Europa League. Ekipi i Starovës është eliminuar nga skuadra bullgare e Botev Plovdiv, duke u mposhtur me rezultatin 1-0.
Partizani e kishte humbur ndeshjen e parë në Shqipëri me rezultatin 1-3 dhe ky elimini pritej pas rezultatit zhgënjyes të ndeshjes së parë.
Ekipi bullgar e ka zgjidhur ndeshjen që në takimin e parë kur në minutën e 22 ka kaluar në avantazh falë një goli të realizuar nga lojtari Brisola.
Në pjesën e dytë Partizani u paraqit më mirë por asnjë prej lojtarëve, përfshirë edhe Sukajn dhe Mazrekajn që u futën si zëvendësues nuk arritën të shënonin. Partizanin tani e pret një rrugë e gjatë për t’u ktgyer në Shqipëri. Mbetet për t’u parë nëse ky eliminim do të shkaktojë lëvizje në pankinën e të kuqve. (B.H/Shuplaka)