Presidenti i SHBA Donald Trump, pak pëprpara fillimit të samitit të G-20 ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Takimi u zhvillua në një hotel, ku Merkel dhe Trump pasi kanë përshëndetur gazetarët kanë vazhuar takimin me dyer të mbyllura.
Mësohet se Merkel ka shprehur pakënaqësinë e saj për tërheqjen e zotit Trump nga marrëveshja ndërkombëtare e klimës e vitit 2015, që synon uljen e çlirimit të gazrave serrë në vitet e ardhshme.
Ajo e ka quajtur vendimin e zotit Trump “jashtëzakonisht për të ardhur keq”.
Merkel është shprehur se Evropa nuk mund të mbështetet tërësisht te SHBA si një partner në skenën botërore, ndërkohë që zoti Trump ndjek politikën e tij “Amerika e Para”.
Ndërkohë që kjo shtë hera e dytë që dy udhëheqësit takohen ballë për ballë.(S.SH/Shuplaka)