Ekipi i Skënderbeut ka arritur një fitore me një rezultat të thellë ndaj skuadrës së Sant Hulias nga Andorra.
Korçarët kanë shënuar plot 5 herë në portën e modestëve nga Andorra, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 6 me 0 pas fitores së parë të arritur në Korçë me shifrat 1-0.
Seria e golave u hap që në minutën e 2-të me golin e Vujoviç, ndërkohë që në të 38-n ishte Xhejms ai që dyfishoi shifrat. Goli i tretë u shënua në minutën e 79 falë një autogoli të Rafael Britos, ndërsa i 4-ti dhe i 5-ti u realizuan në minutën e parë dhe të tretë të shtesës më autorë Vangjelin dhe Latifin.
Skënderbeu tani ka kluar në turin e dytë dhe kundërshtari i radhës është skuadra nga Kazakistani, Kairat Alimati.
Deri tani është e vetmja skuadër nga Shqipëria që ka kaluar turin e parë në këtë sezon, Tirana dhe Partizani u eleminuan që në turin e parë. (B.H/Shuplaka)