17:49 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush përfitoi dhe humbi nga “Koha Shtese” e votimit me 25 qershor

13:29 | 07/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush përfitoi dhe humbi nga “Koha Shtese” e votimit me 25 qershor

Nga Afrim Krasniqi

Rreth orës 18:55 të datës 25 qershor 2017, vetëm 5 minuta përpara se të mbyllej votimi, KQZ lajmëroi se ka vendosur të shtyjë orën e votimit me 60 minuta. Vendimi i minutës së fundit krijoi probleme dhe keqkuptime tek komisionerët, pasi në disa zona komisionerët e pranuan, në disa jo. Për tu dhënë fund paqartësive KQZ dha një deklaratë për median rreth 15 minuta pas fillimit të shtesës së votimit, pra shumë vonë, ndërkohë që vendimi zyrtar u zbardh edhe më vonë.

Pati një debat mbi motivet zyrtare të KQZ: tri argumentet e tij ishin më shumë politike sesa ligjore, dhe përbëjnë një rast tjetër të standardeve të dyfishta. Referimi në vendimin e KQZ të numrit të ulët të votuesve, citimi i një shifre për temparatura (KQZ nuk është institucion që mat temperaturat dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që temparatura të jetë e njëjtë në të gjithë territorin!!), apo alibia për festën fetare dhe ritet fetare, – një funksion ekstra i KQZ, – nuk gjen bazë ligjore dhe mbetet një rast studimi!

Kush përfitoi nga shtyrja 60 minuta e votimit? Atë mbrëmje nuk kisha dilemë: përfitojnë partitë e madhe, sidomos partitë që kanë nivel të lartë mobiliteti, pra aftësi të organizojnë e motivojnë votuesit potencial të tyre për të shkuar tek kutia e votimit. Kjo zakonisht ndodh me motivim politik, por edhe me forma të tjera jopolitike, përfshirë përdorimin e infrastrukturës teknike (mjete transporti falas, etj). Tabela e IPR Marketing / Ora Neës jep të dhëna të detajuara mbi ndikimin e kohës shtesë tek partitë politike. Në 60 minutat shtesë votuesit i përkisnin 73.9% Partisë Socialiste, 13.2% Partisë Demokratike, 6.2% Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe 0-0.5% partive të tjera, ku më e penalizuara ishte LISTA dhe SFIDA.

A ka lidhje midis vendimit të KQZ (7 anëtarët janë përfaqësues politik të tri partive kryesore përfituese) me thirrjen e fundit partiake për mobilizimin e votuesve potencialë? Zyrtarisht jo. Secila palë mund të ketë llogaritur interesin e saj, por baza e llogarive mund të ketë qenë e gabuar dhe në fund, përfituesi është i qartë, – pala që fitoi zgjedhjet. A mund të ketë ndikim shtesa 60 minuta në rezultatin zgjedhor? Kjo kërkon analizë të detajuara zonë për zonë, sidomos ato ku votat e fundit përcaktuan mandatin, por një e dhënë është tashmë e qartë: në Tiranë mandati i fundit (gara midis numrit 19 të PS, 5 të LSI dhe 1 të PDIU) u vendos në minutat e fundit!

Të dhëna të tilla nuk janë kontestuese, por analizuese dhe një rast tjetër që duhet të na shërbejë për të kuptuar se rregullat e lojës në një fushatë elektorale, sidomos ditën e zgjedhjeve, nuk mund të ndryshojnë në minutat e fundit, dhe se pala garantuese e zgjedhjeve nuk mund të përfshihet direkt apo indirekt në favor të palëve të caktuara në zgjedhje.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2356″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Pas

Flakët e zjarrit përfshijnë Karaburunin, shtëllungat e tymit alarmojnë banorët

Para

Veliaj përuron rrugën e re në Sauk: Në Tiranë punohet çdo ditë, nuk jemi në Bllok dhe rruga u shtrua

Para
Veliaj përuron rrugën e re në Sauk: Në Tiranë punohet çdo ditë, nuk jemi në Bllok dhe rruga u shtrua

Veliaj përuron rrugën e re në Sauk: Në Tiranë punohet çdo ditë, nuk jemi në Bllok dhe rruga u shtrua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi amerikan në centralin bërthamor të Iranit, Pentagoni publikon momentin e goditjes

Netanyahu kërkon një shtyrje dyjavore në gjyqin për akuzat e korrupsionit

Zjarr në një magazinë në Ulqin, përfshihet objekti i kompanisë “Agris”

Ambasadori britanik Abbott: Reformat zgjedhore duhet të garantojnë një fushë të barabartë për të gjithë

Astronauti indian Subhanshu Shukla mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Rusia i bën thirrje Iranit të mos shkëpusë lidhjet me Agjencinë Bërthamore të OKB-së

Kapet “Fito”, bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, fshihej në një bunker nëntokësor

Certifikimi i zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor refuzon ankimimin e Partisë Demokratike

15 emigrantë të tjerë drejt Gjadrit, mbërrijnë sot në Shëngjin

Saimir Korreshi kritikon administratën lokale në Lushnje: Janë larguar dhjetëra drejtorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.