Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministren e re të Serbisë Ana Brnabic pas zgjedhjes së saj si kryeministre e Serbisë. Merkel gjithashtu i ka kujtuar kryeministres së Serbisë se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën si një nga kushtet e anëtarësimit të Serbisë në BE.
Kancelarja gjermane, gjithashtu ka thënë sot se forcimi i sundimit të ligjit është një tjetër pikë e rëndësishme.
Merkel tha se Serbia është para sfidave të mëdha.
Kryeministrja serbe Ana Brnabic është e para kryeministre lesbike e një vendi ballkanas. Ajo ka deklaruar më parë se me Kosovën do të arrihet një kompromis historic. (B.H/Shuplaka)