Në këto ditë të nxehta vere, duket se do vazhdojmë të dëgjojmë për zjarre. Gjatë ditës së sotme, një zjarr ka rrezikuar 3 banesa, 3 stalla dhe dhjetra bagëti në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Reç i Ri, ku pasi kanë rënë flakët e zjarrit, përpara se të mbërrinin zjarrfikësit kanë ndërhyrë edhe vetë banorët.
Flakët e zjarrit raportohen të kenë qenë aq të mëdha, saqë edhe vetë një zjarrefikese ka rrezikuar sepse ështe rrethuar nga flakët dhe tymi.
Ndërkohë shoferi i zjarrfikëses i quajtur Ramiz Berhanxhia, është asfiksuar për momentin por për fat të mirë ka arritur që të shpëtojë. (D.D/Shuplaka)