Një 55-vjeçare shqiptare është dënuar me 30 vite burg në Itali, pasi akuzohet se ka rrahur për vdekje një zonjë 70-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të 2016, në banesën e Chatelain, në rrugën “Oberdan”. Shqiptarja e quajtur Renata Keta, ishte e punësuar nga një zviceriane, që të kujdesej për nënën e saj të moshuar, Daniele Chatelain.
Por pas një sherri mes Ketës dhe të moshuarës, e para ushtroi dhunë ndaj Chatelain ndaj ajo ndërroi jetë.
Danielle Claudine Chatelain u gjet e pajetë rreth orës 8:00, në korridorin e banesës së saj në rrugën “Oberdan 50”, më 27 Maj 2016.
Sakaq, nga hetimet e policisë, u arrit në përfundim se e moshuara u dhunua nga Keta dhe më pas u rrëzua nga shkallët, dëmtime që i morën jetën.
Mirëpo një vit më pas, Gjykata e Perugias në Itali ka dënuar me 30 vite burgim 55-vjeçaren shqiptare Renata Keta, për vrasjen e të moshuarës Danielle Chatelain. (D.D/Shuplaka)