Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa kundër restorantit kinez në rrugën “Jordan Misja”, i cili e kryente veprimtarinë e tij në kushte të
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë, pasi kanë kryer inspektimin dhe konstatuar që ky subjekt, kryente veprimtarinë e tij jashtë çdo kushti normal. Mësohet se restoranti në fjalë ishte në proces restaurimi.
Kujtojmë se rasti u publikua fillimisht nga portal “JOQ”, i cili publikoi sot disa foto ku tregohen kushtet skandaloze se si përgatitet ushqimi në restorantin pranë Liceut Artistik në mes të Tiranës.
Është një vajzë e cila e skandalizuar ka dërguar pamjet pranë “JOQ”, ku shpjegon ndër të tjera se duke qenë se jeton në të njëjtin pallat sheh me sy çdo ditë sesi gatuhet në mes të vapës dhe zhulit.
“Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje skandal ne fushen e restoranteve ne Tirane , fotot qe do ju dergoj tregon kushtet SKANDALOZE me te cilat gatuhet tek nje restorant kinez pran liceut J. Misja. Banoj ne pallatin prane restorantit dhe çdo dite çfare nuk na shohin syte!
Kushtet higjeno-sanitare jane zero! Mishi, makarona, perime etj pregatiten pa doreza, pa ambjente te higjenizuara dhe ne midis vapes dhe zhulit”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e vajzës. (D.D/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2355″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]