Mungesa e ujit të pijshëm duket të jetë problem dhe në qytetin e Elbasanit. Aq sa deputetja demokrate e këtij qarku Arbjola Halimi thotë se duhet të udhëtojë nga Elbasani në Cërrik për të bërë një dush.
Ajo vijon më tej duke thënë se në rast se mendoni për t’iu bërë ndonjë dhuratë elbasanllinjve në këto ditë do të ishin ide e mirë bidonat me ujë.
Po ashtu nuk e ka kursyer ironinë as me kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini duke i kujtuar se Partia Komuniste mësonte që njerëzir të laheshin njëherë në javë.
“Nga Elbasani në Cërrik…për një Dush. Duhet me u la ndonjëhere o Qazo! Qoftë edhe 1 herë në javë na mëson partia.
Ju lutem! Nëse vizitoni ndonjë elbasanlli këto ditë, dhurata më e mirë qe mund ti bëni janë bidonat me ujë”, shkruan deputetja demokrate.
Kujtojmë se edhe në kryeqytet prej disa javësh lagje të tëra kanë mbetur pa ujë, ç’ka i ka detyruar ata të gjejnë forma të tjera alternative siç është blerja e depozitave me ujë që nuk dihet se nga buron.
(E.K/SHUPLAKA)