01:07 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Qytetarët të alarmuar nga gjendja e trafikut, për Policinë Rrugore situata paraqitet e qetë

13:28 | 08/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tirana dyndet në Durrës, rradha e gjatë e makinave në Autostradë fillon nga “Casa Italia” (FOTOT)

Ndërkohë që nga të gjithë qytetarët që kanë zgjedhur sot ti drejtohen detit raportohet për një trafik të rënduar, për Policinë Rrugore gjendja paraqitet e mirë.

Edhe pse në mëngjes drejt Durrësit u vërejtën rradhë kilometrike Policia njofton se kjo ka qenë vetëm për disa orë.

SHKODËR: Në të gjithë akset rrugore të qarkut Shkodër ka trafik normal të pandërprerë të mjeteve, nuk janë regjistruar aksidente dhe bllokime të trafikut në zonën e Velipojës. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të tjera janë vendosur sipas planizimit për sezonin turistik.

DURRËS: Në të gjithë akset rrugore të Durrësit ka trafik normal të pandërprerë të mjeteve, nuk janë regjistruar aksidente dhe bllokime të trafikut në zonën e plazhit të Durrësit sidomos në Gjirin e Lalëzit. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të tjera janë vendosur sipas planizimit për sezonin turistik.

Në ndihmë të shërbimeve të Qarkut Durrës në zbatim të planit të masave janë 5 punonjës të Policisë Rrugore Tiranë, ndërkohë që në zonën e Golemit në Kavajë janë planizuar për ditën e sotme dhe në vijim 6 punonjës të Policisë Rrugore Tiranë, të cilët monitorojnë trafikun në këtë zonë bregdetare. Autostrada Tiranë _ Maminas:

 Në orët e mëngjesit ka patur fluks të madh mjetesh nga kryeqyteti për në drejtim të Durrësit dhe të Gjirit të Lalëzit. Kanë ndodhur 4 aksidente me dëme materiale(përplasje mjetesh) dhe një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi.

Kryerja e veprimeve në këto aksidente ka shkaktuar vonesë të përkohëshme dhe bllokim të trafikut. Situata u përmirësua për një kohë relativisht të shkurtër dhe tani trafiku po rrjedh normalisht. Ka shërbime të përforcuara në këtë segment rrugor të Policisë Rrugore dhe shërbime të tjera të Policisë Shtetit.

Lezhë- Fier – Vlorë: Në të tre qarqet e mësipërme nuk janë vënë re bllokime ose ngadalësime të trafikut gjatë mëngjesit të sotëm dhe në vijim deri në orët e drekës. Në të tre qarqet ka shërbime të përforcuara të Policisë Rrugore, të Policisë së Rendit dhe të FLO. Edhe në brendësi të zonave turistike, plazhet e Divjakës, plazhet e zonave të Himarës dhe të gjithë bregut të jugut, Sarandës, të Shengjinit janë nën kontroll normal të shërbimeve të Policisë Rrugore. Kjo është situata në përgjithësi nga mëngjesi i sotëm e deri tani.

 

Etiketa: durrespolicia rrugoreShkodertrafik
Pas

Shkëlzen Berisha mbështet Belind Këlliçin, shpërtheu sot në akuza të forta

Para

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Para
Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.