02:22 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

13:34 | 08/07/2017
në Aktualitet, Flash, Te Gjitha
0
Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka

Unë nuk do të guxoja kurrë të gjykoja një veprim, qoftë edhe fatal, që për bazë ka dashurinë. Por ja që për djaloshin 20-vjeçar, që pak ditë më parë i dha fund jetës në emër të dashurisë, e bënë. Shumë, madje. Kryefjala u vendos shpejtë e pamenduar mirë: femra. Një deformim i frikshëm i gjykimit, i dashurisë, madje edhe i thashethemit. Duke shprehur fillimisht gjithë dhimbjen për atë jetë të re, për nënën e tij dhe për dashurinë e tij, le të shpjegohem: Unë mendoj se dashuria nuk ishte arsyeja e vertetë e vetëvrasjes.

Ndryshe, Shqipëria dhe Bota, me vendprehjeje të rinjsh e të rejash të vetëflijuar, do të ishin mbushur përplot. Dashuria ishte mbulesa e një plage që po hapet në trupin e vendit tonë duke prekur frikshëm rininë; përfitimi material. Shqipëria dhe mediat janë të mbushura me shembuj që trondisin shpirtrat e trazuar të rinisë, që normalisht duhet të trazoheshin veç nga pasionet e moshës. Vajza që shpërfaqen në makina të bukura, me veshje të shtrenjta, me stolira etj.

Djem po aq të shpërfaqur që stolinë e fundit përdorin një vajzë. Është një “trend” vrasës për shumicën e rinisë. Gati askush nuk sheh e vlerson më njeriun, përkundrazi, “paja dhe bagazhet”. A ka? Sa ka? Ç’makinë ka? A është bos? E po t’i shohësh në biseda “bosat” bindesh se nga goja e mendja e tyre, nuk mund të dalë një fjalë e ëmbël, përkëdhelëse, mos të flasim për ndonjë poezi, këto që çojnë deri në përlotjen e një vajze. Apo çonin?!

Kjo është situata absurde. Ku gjendet sot rinia jonë? Vajzat duan të jenë si vajzat e mediave, apo ato që shfaqen në FB në plazhet e jugut e Botës. Nuk ka asnjë të keqe në këtë dëshirë, por kthimi në qëllim, është e keqja. Sepse aty shndërrohesh nga një vajzë, në një plaçkë. Sigurisht që nuk po paragjykoj askënd. Sekush bën me jetën e tij ç’të dojë. Por ai djaloshi, jam e bindur qe e ka marrë vendimin fatal, sepse nuk kishte mundësi t’i ofronte dashurisë së tij, ato që kishte në mendje dhe që dëshironte t’ia ofronte. Ai ka sakrifikuar veten e tij për të na treguar të gjithëve se çfarë jemi duke bërë. Çfarë shembujsh jemi duke dhënë.

Duke nxjerrë e duke bërë “të famshëm” injorantë që kanë pasur mundësi të pasurohen, që na tregojnë orë e sekondë makinat, orët, paratë, udhëtimet i hedhim rinisë sonë këtë ushqim të kalbur për shpirtin e saj. Nuk u tregojmë se sa injorantë janë. Jo. U tregojmë se sa të bukur bëhen pasi shpenzojnë mijëra e mijëra euro. Nuk u tregojmë pllaquritjet se s’dinë të lidhin dy fjalë. Jo. U tregojmë makinën e re që blenë. Nuk flasim fare për njerëzit e punës. Për të rinjtë që çajnë në jetë duke u shkolluar. Për ata që dashurojnë dhe tallen me pasurinë e idiotëve, sepse kënaqen duke i shkruar poezi njeri-tjetrit dhe që janë kaq pak.

E pra, jemi ne arsyeja pse ai djalë iku nga kjo jetë gjithë pezm e dhimbje. Ne që u ofrojmë pa menduar fare të rinjve tanë modele se si ata duhet të vishen, jetojnë dhe dashurojnë. Një vend ku materializmi po bëhet shkatërrues. Dy janë sipas meje ndjenjat më të fuqishme: dashuria dhe urrejtja. Nëse dashuria kur humbet ka kohën si ilaç, sidomos në moshen e re, urrejtja s’ka ilaç. E kotë të kërkohet për të. Lutem që ai djalosh të mos ketë ikur nga kjo botë me urrejtjen për veten, se nuk mund të bënte një jetë “si të tjerët” me dashurinë e tij. Nëse mendimi i fundit ka qenë për dashurinë e tij, kjo do ishte lehtësuese sadopak, sigurisht aspak për nënën e tij. Duhet të ndryshojmë qasje sepse po shkatërrojmë shpirtrat e të rinjve tanë. Dhe pastaj rrimë e i gjykojmë e thashethemojmë. Mësimi i parë për të rinjtë: Jeta është e tyre dhe nuk duhet ta jetojnë për të tjerët.

Etiketa: manjola zeka arizaj
Pas

Qytetarët të alarmuar nga gjendja e trafikut, për Policinë Rrugore situata paraqitet e qetë

Para

13 vite së bashku, në pritje të fëmijës, Zajmina dhe partneri i saj janë njohur kur këngëtarja ishte 17-vjeç

Para
13 vite së bashku, në pritje të fëmijës, Zajmina dhe partneri i saj janë njohur kur këngëtarja ishte 17-vjeç

13 vite së bashku, në pritje të fëmijës, Zajmina dhe partneri i saj janë njohur kur këngëtarja ishte 17-vjeç

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.