Ndonëse prej një kohe goxha të gjatë ai nuk ka folur për jetën e tij sentimentale dhe ndonjë romancë të mundshme, Flori Mumajesi i ka surprizuar të gjithë duke shprehur afeksionin e tij për këngëtaren shqiptare Dua Lipa.
“Dashuria ime!”- shkroi Flori në një postim në Insta Story ku ka publikuar një pjesë të klipit të ri të Duas me titull “New Rules”.
Por ndonëse kjo deklaratë mund të shkaktonte aludime të shumta, gjasat janë se mes dy artistëve nuk ka asgjë dhe ky duket të jetë thjesht një vlerësim i kantautorit shqiptar për artisten që po ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit ndërkombëtar.