06:49 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kreu i OSHEE, Ardian Çela dëshmon për takimin me bankieren: Si u tërhoq DIA nga arbitrazhi

08:45 | 09/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i OSHEE, Ardian Çela dëshmon për takimin me bankieren: Si u tërhoq DIA nga arbitrazhi

Ardian Çela, administratori i OShEE-së ka dëshmuar dje si dëshmitar në procesin gjyqësor në ngarkim të Kastriot Ismailajt në Gjykatën e Tiranës.

Sjellim në vëmendje që në çështje Ismailaj akuzohet për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” në lidhje me çështjen “CEZ-DIA”.

Sipas “Panorama” Ardian Çela për gati dy orë me radhë iu përgjigj pyetjeve të të akuzuarit për takimin që kishte pasur në vitin 2014 me përfaqësuesen ligjore të DIA-s, Rebeka Gaskin.Po kështu Çela shpjegoi edhe njohjen me disa ishpunonjës të DIA-s, që sipas Ismailajt, aktualisht janë punësuar në OSHEE.

Në seancën e kaluar, Gjykata kishte vendosur të thërriste si dëshmitar në proces edhe ish-ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri. Trupi gjykues relatoi se nuk kishte përgjigje nëse dëshmitari Gjiknuri kishte marrë dijeni për njoftimin.

DËSHMIA
Nga tavolina e dëshmitarit, Ardian Çela u dha përgjigje kategorike mohuese pyetjeve të të pandehurit Ismailaj, nëse gjatë ushtrimit të funksionit të administratorit të OSHEE-së të ketë prodhuar, depozituar a firmosur ndonjë dokument fiktiv, të pavërtetë, apo të falsifikuar. “Në dijeninë time, jo”, ishte përgjigjja e Çelës.

Në vijim dëshmitari shpjegoi kontaktin e tij me Rebeka Gaskin, përfaqësuesen e DIA-s, e cila u tërhoq nga Arbitrazhi kundër shtetit shqiptar. “Me DIA-n kam pasur dy momente. Unë jam emëruar në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike më 1 dhjetor 2014. Më 2 dhjetor, përmes juristit, ka ardhur një kërkesë nga Rebeka Gaskin për takim. Takimi është realizuar më 3 dhjetor 2014. Rebeka Gaskin ka sjellë një shkresë ku thoshte se Kastriot Ismailaj nuk ishte më administrator i DIA-s dhe kërkonte tërheqje pa kushte nga çështja në Arbitrazh. Dokumentacioni u shqyrtua nga grupi i juristëve dhe më pas unë e kam firmosur”, tha dëshmitari Çela. Më tej ai sqaroi se takimi ishte realizuar në zyrën e administratorit të OSHEE-së.

“Pjesëmarrës në këtë takim isha unë, juristi Rrezart Ruçi dhe Rebeka Gaskin. Nuk mbaj mend të ketë qenë njeri tjetër”, u shpreh dëshmitari.

PUNONJËSIT E DIA
I pandehuri Kastriot Ismailaj i paraqiti dje dëshmitarit Çela një listë me 10 emra ish-punonjësish të shoqërisë DIA, mes tyre edhe të dëshmitarit Romeo Kara. Sipas Ismailajt, aktualisht emrat e listuar janë punësuar në OSHEE si “shpërblim” kundrejt bashkëpunimit të tyre me organin e akuzës kundër tij. Dëshmitari rrëfeu njohjen apo mosnjohjen me secilin, duke theksuar se nuk kishte dijeni nëse më herët ata kishin qenë apo jo të punësuar në DIA. I pyetur në lidhje me një kontratë furnizim-vendosje të një shoqërie të shtetasit Elvis Mataj, ish-administrator i DIA-s, Çela, tha: “Kontratat e OSHEE janë në zbatim të ligjit për prokurimet publike. Ato janë lidhur mes Operatorit dhe shoqërive, të cilat kanë përmbushur kriteret e kërkuara ligjore dhe jo me persona fizikë”.(J.V/Shuplaka)

 

Pas

Vetëvrasja e 20 vjeçarit, flet nëna: Mbi 1200 sms, ish- e dashura e fyente dhe e shante rëndë

Para

157 vjet burg për bandën e drogës në Itali, dënohen edhe dy vëllezër shqiptarë

Para
157 vjet burg për bandën e drogës në Itali, dënohen edhe dy vëllezër shqiptarë

157 vjet burg për bandën e drogës në Itali, dënohen edhe dy vëllezër shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.