Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka bërë një rezyme të punës së saj në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian që përfundon më 9 shtator. Por Majlinda Bregu ka dhënë edhe një mesazh për politikanët që e shpërfillin procesin e integrimit.
Bregu ka theksuar se shumica e politikanëve janë paturpësisht shpërfillës ndaj procesit të integrimit.
“U binda keto vite edhe me shume se pjesa me e madhe e politikaneve-koti, jane paturpesisht shperfilles ndaj fuqise reale transformuese qe bart ky proces. E thene ndryshe, nuk jane serioze ne perkushtimin e tyre ndaj Europianizimit te Shqiperise.”, shprehet Bregu.
SHKRIMI I PLOTË:
Detyra ime ne krye te Keshillit Kombetar te Integrimit Europian, perfundon me 9 Shtator.
Dhe aty, ne Parlament, ne vend te Mirupafshim, do te organizojme Raundin e Dyte te Shkolles Verore Europiane, per te identifikuar te tjere shqiptare me “kokefortesi te qendrueshme”qe e duan Shqiperine si gjithe Europa!?????
***
Shkolla Verore Europiane 2017!
Ne 2015, kur ne Parlament ngritem per here te pare Keshillin Kombetar te Integrimit Europian, te parin forum ku jemi ulur te gjithe: Maxhorance, Opozite, Presidence Prokurori, Biznes, Universiteti, Media,Shoqeri Civile dhe te gjitha institucionet e tjera te pavarura, pakkush besonte se do te arrinte te gjente vend e te merrte kuptim ne panoramen e strukturave ekzistuese te procesit te gjate te te berit Shqiperine si gjithe Europa.
Por pas dy vitesh, brenda “panairit tone politik rraskapites” ,- sic thote Kadare, -ia dolem t’ i japim ketij forumi, ngjyren e debatit te hapur e jo monoton, larg patetizmit pa brume e logjike feminore, ” vese” keto politikanesh qe shkelqejne me kotesine e tyre.
U binda keto vite edhe me shume se pjesa me e madhe e politikaneve-koti, jane paturpesisht shperfilles ndaj fuqise reale transformuese qe bart ky proces.
E thene ndryshe, nuk jane serioze ne perkushtimin e tyre ndaj Europianizimit te Shqiperise.
Nuk di kush do ta drejtoje ne vitet ne vijim nga Parlamenti, Keshillin Kombetar te Integrimit Europian, por shpresoj shume qe ta forcoje e t’i jape dinamike sfidave te procesit te negocimit per anetaresim qe Shqiperia duhet te perballe. Pa droje, pa meri, pa urrejtje dhe pa u dorezuar sigurisht.
Detyra ime ne krye te ketij Keshilli, perfundon me 9 Shtator.
Dhe ne vend te Mirupafshim, aty, ne Parlament, do te organizojme Raundin e Dyte te Shkolles Verore Europiane, per te identifikuar te tjere shqiptare me “kokefortesi te qendrueshme” qe e duan Shqiperine si gjithe Europa! (J.V/Shuplaka)