02:19 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“E morëm nuse në Komisariat”, nëna e Enea Ferkos tregon historinë  e të birit me vajzën nga Peqini

16:46 | 09/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
DËSHMIA tronditëse e mikut të 20-vjeçarit që vrau veten në Fier: I kishte dërguar video duke pirë helm ish-të dashurës, ajo s’kishte reaguar

Katër ditë pas vdekjes së Enea Ferkos, i cili vrau veten pas ndarjes nga e dashura, nëna e tij tregon historinë e dashurisë së të birit të humbur.

Nëna e quajtur Aida tregon në një intervistë për gazetën “Panorama”, se si i biri pas një fëmijërie të vështirë, më në fund kishte përjetuar gëzim pas njohjes me vajzën nga Peqini.

Ndër të tjera, Aida tregon se enea e kishte marrë njëherë të dashurën nga shtëpia e saj dhe për këtë kishte përfunduar në komisariat. Kjo sepse prindërit kishin denoncuar zhdukjen e vajzës së tyre.

Për më tepër, Aida tregon se si vajzën nga Peqini vendosën që ta merrnin për nuse pikërisht në Komisariat.

PJESË NGA INTERVISTA

Eneo e bëri gjithë këtë për një vajzë. Cila ishte ajo dhe çfarë ishte për Eneon?

Ajo ishte një 17-vjeçare nga Peqini, me të cilën u njoh në Facebook në muajin janar. Duke qenë se fëmijët e mi janë rritur me shumë halle për shkak të problemeve që ne prindërit e tyre kemi pasur sa ishim bashkë e pastaj ndarja jonë, djemtë ishin të palumtur. Ishte rritur mes dhimbjes. Dhe unë vura re që gjatë kohës që fliste me të, djali po çelej. Ishte i lumtur, gëzonte. Dhe kur më tha që fliste me një vajzë, nuk i thashë asgjë. U gëzova që ajo po ma bënte të lumtur djalin.

 Sa kohë vazhduan kështu në komunikim dhe kur u takuan?

U njohën në janar dhe më 3 mars kishin lënë takim. Do të pinin kafe. Unë nuk dija gjë. Kishte ikur ta takonte. Vetëm kur erdhi më tregoi që e kishte takuar, ndërsa djali i vogël më tha që ishte bërë gjithë baltë nga trupi djali, gjithë rrobat. Nuk i thashë asgjë, por dyshova se mund ta kenë rrahur njerëzit e saj. S’më tregoi asgjë dhe nuk e pyeta kurrë. Por rrobat ishin gjithë baltë.

 Çfarë ndodhi më tej me vajzën? E njohe ti? U takua djali prapë me të?

Jo. Pas një jave djali kishte ikur prapë, pa më thënë, dhe kishte shkuar dhe e kishte marrë vajzën. S’e di se si vendosi ta marrë, por kishin ikur të dy atë natë. Prita të vinte në shtëpi, por nuk erdhi dhe telefonin e kishte mbyllur.

Të nesërmen prisja me gjak të ngrirë ndonjë lajm prej tij. Kisha frikë ngaqë dyshoja te rrahja para një jave. Kur prisja telefonatë nga djali, më mori policia e Fierit dhe më tha të shkoja në komisariat. Vajta atje e mora vesh që djali e kishte marrë vajzën dhe prindërit e saj e kishin denoncuar në Peqin, ngaqë ajo ishte e mitur. Unë s’dija asgjë.

Po djali a erdhi? Si u lidhe me të?

Erdhën ata të dy. Vajza kishte marrë rrobat me vete dhe para për të cilat tha se ia kishte dhënë e ëma. Megjithatë, shkuam pas dy ditësh në polici edhe prindërit e saj dhe ne dhe deklaruam që vajza iku vetë e ne do ta mbanim për nuse. U bë fakt i kryer ky muhabet. Aty në polici u vendos. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: eneanena
Pas

Eksperiencat negative në zyrat e shtetit, Rama iu kthen përgjigje qytetarëve

Para

Botas triumfon në Austri, dominon garën nga fillimi deri në fund

Para
Botas triumfon në Austri, dominon garën nga fillimi deri në fund

Botas triumfon në Austri, dominon garën nga fillimi deri në fund

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.