Piloti i Mercedez Valteri Botas, ka fituar çmimin e madh të Austrisë. Kjo është fitorja e dytë e pilotit në karrierën në Formula 1.
Këtë garë, Botas e dominoi nga fillimi deri në fund, edhe pse në dy xhirot e fundit u sfidua shumë nga Sebastian Vettel të Ferrarit, i cili doli i dyti. Sakaq, në vend të tretë e përfundoi garën Daniel Ricciardo me Red Bull.
Në fakt, Botas bëri një nisje spektakolare të garës duke i shkëputur pa probleme që në kthesën e parë ndaj Vetel, aq sa për të filloi një hetim se mos kishte bërë gabim në start duke u nisur para kohe. Mirëpo më vonë iu komunikua se nuk kishte patur asnjë gabim gjatë nisjes së tij. (D.D/Shuplaka)