Çdo ditë e më shumë të shtohen mosmarrëveshjet në famlije, siç është i nuses dhe vjerrës.
Një nuse 28 vjeçare nga Tirana ka dhunuar ish-vjerrën e saj, ngjarje ka ndodhur tek rruga e “Kavajës”, pasi më para ajo ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke mos i dhënë mbesën e mitur me iniciale N.F.P, 5 vjeçe vjehrrës së saj.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e 28 vjeçares me iniciale V.D
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.D, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish vjehrrës V.P, vjeç 58, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke mos i dhënë mbesën e mitur me iniciale N.F.P, 5 vjeçe. Punohet për kapjen e V.D. Nenet 90 e 321 të Kodit Penal. (S.SH)