Deputeti i Partisë Demokratike Bedri Hoxha, gjatë një takimi në qytetin e Burrelit u goditët pas shpine nga persona të paindetifikuar.
Në një prononcim për “Panorama”, lidhur me incidentin Hoxha është shprehur se e njeh personin që e ka goditur pas shpine.
Sipas tij ai është Demir Cupi dhe punon në Bashki. Ndër të tjera deputeti ka thënë se kryetari Lulzim Basha mund të jetë njoftuar, por atë nuk e ka njoftuar.
“Besoj që është njoftuar, por mua ende nuk më ka marrë në telefon”, tha Hoxha.
PJESË NGA INTERVISTA
Kur ka ndodhur ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur sot paradite.
Iu qëlluan një apo disa persona?
Më ka qëlluar vetëm një person nga mbrapa.
Kush ishte, e njihnit?
Po e njoh, ishte Demir Cupi, punon në Bashki.
Keni pasur më parë ndonjë konflikt me këtë person?
Jo asnjë konflikt, kam pasur vetëm marrëdhënie institucionale.
Ngjarja ka ndodhur Brenda mbledhjes së PD-së ku merrte pjesë edhe Basha?
Ka ndodhur pak momente përpara se të niste mbledhja. Unë vetëm kam bërë denoncim për këtë ngjarje.
Është njoftuar zoti Basha lidhur me këtë ngjarje?
Besoj që është njoftuar, por mua ende nuk më ka marrë në telefon.
(S.SH/Shuplaka)