Pas lajmit për incidentin e ndodhur para takimit të Lulzim Bashës me mbështetësit në Burrel, ku u rrah me grushte Bedri Hoxha, ka reaguar Astrit Patozi.
Deputeti shprehet se gjatë takimit me demokratët, Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për incidentin e ndodhur.
“Ai nuk ka thënë ende asnjë fjalë për incidentin e rëndë, por është mjaftuar me një thirrje për qetësi gjatë takimit, a thua se ishin sharë dy fëmijë me njëri-tjetrin në oborrin e shkollës.
Bedri Hoxha është deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura, por me sa duket për Lulzim Bashën ai është një kundërshtar për t’u goditur, për sa kohë nuk gjeti një minut per ta pyetur se cfarë ndodhi.”, shkruan Patozi.
REAGIMI I PLOTË I PATOZIT
“QETËSOJI “TRIMAT” O I VETËNGRIRË!
Kolegun Bedri Hoxha e qëlluan dje pak përpara takimit të Lulzim Bashës në Burrel. Nuk dua të merrem me autorin dhe as me arsyet e tij, por më bën përshtypje cinizmi i kryetarit të vetëngrirë, i cili po kërkon një mandat te ri, pasi na coi në greminë elektorale. Ai nuk ka thënë ende asnjë fjalë për incidentin e rëndë, por është mjaftuar me një thirrje për qetësi gjatë takimit, a thua se ishin sharë dy fëmijë me njëri-tjetrin në oborrin e shkollës.
Bedri Hoxha është deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura, por me sa duket për Lulzim Bashën ai është një kundërshtar për t’u goditur, për sa kohë nuk gjeti një minut per ta pyetur se cfarë ndodhi.
Kjo e shpjegon me mire ate magjine e nates se listes, kur Lulzim Basha nuk ka qene i motivuar per ata qe do sillte atje, por ka qene i ngazelluar per ata qe do te hiqte. Njeri prej tyre ka qene edhe kolegu Bedri Hoxha.
Por tani qe e keqja u be, pyetja qe te vjen ndermend eshte se si ka mundesi qe ne fushaten tone njemujore nuk patem asnje incident te vetem me socialistet e Edi Rames? Vertete eshte me i keq Bedriu, se sa ata qe, sipas Lulzim Bashes, na kane vjedhur dhe vlere votat prape me 25 qershor?
Duke shprehur solidaritet te plote me Bedri Hoxhen per agresionin e neveritshem kunder tij, ftoj publikisht Lulzim Bashen te qetesoje “trimat” , qe e kane marre ne mbrojtje, nderkohe qe nuk po e sulmon kush. Ngjarja e shemtuar e Burrelit eshte nje arsye me shume se perse Lulzim Basha nuk mund te jete me kryetar i Partise Demokratike, sepse ai vecse i demton dhe i ndan demokratet.’, shkruan Patozi. (D.D/Shuplaka)