11:17 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Arsyet e humbjes katastrofike të PD-së nuk janë ato që na serviren ne kallaballikut”, Artan Fuga në një mendje me Ambasadën Amerikane

19:56 | 09/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Unë sot votoj!

Dy javë pas zgjedhjeve parlamentare, akademiku i njohur Artan Fuga shprehet se është dakord me qëndrimin e Ambasadës Amerikane lidhur me procesin e votimit.

Qëndrimi i Ambasadës është se pavarësisht se kishte presione gjatë procesit, rezultati i zgjedhjeve nuk është ndikuar.

“Absolutisht i sakte dhe i drejte konstatimi zyrtar amerikan i Ambasades te ShBA ne Tirane se ne zgjedhje pati shkelje serioze, por ato nuk e ndikuan rezultatin e tyre. (Humbje – Fitore).

Absolutisht i sakte.

Mjafton te kesh nje formim mesatar ne nje shkolle te vertete shkencash politike, jo nga ato qe shplajne trute e nxenesve te shkrete me uje Lane, per ta pranuar kete gjetje.

Arsyet e humbjes katastrofike te opozites te partise demokratike jane krejt te tjera.

Nuk jane ato qe na serviren ne kallaballikut!

Por, sa te kuptohet kjo, do te vijne zgjedhjet e tjera”, shkruan Fuga.

Ky reagim i Fugës vjen në një kohë kur jemi tëp rag të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, e cila pësoi një humbje të thellë në këto zgjedhje.

DEKLARATA E AMBASADËS AMERIKANE:

Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.

Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.

Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: artan fuga
Pas

Takimi Trump-Putin, presidenti amerikan: Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin tonë

Para

47-vjeçari kanos dhe fyen vajzën e re përmes celularit

Para
Konfliktohen për motive banale, përplasje fizike midis disa personave tek Rruga e Elbasanit

47-vjeçari kanos dhe fyen vajzën e re përmes celularit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.