Deputetja demokrate Arbjola Halimi, ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Burrel gjatë takimit të Bashës me demokratët, ku është goditur me grushte deputeti Bedri Hoxha.
Halimi i del në mbrojtje deputetit Hoxha, duke thënë se ai është ndër më të mirët që ka njohur, ndërsa bën thirrje që të mos dhunohen deputetët që në këto katër vite bënë opozitën.
“Bedriu i urte, i sjellshem, i qete. Nder me te miret qe kam njohur.
Mos dhunoni deputetet qe ju bene keto kater vite opoziten. Shume shpejt do ta kuptoni pse, edhe pse ne kete vend e liga ska fund.
Respekt maksimal per kolegun tim”, shkruan Halimi.
Kujtojmë se deputeti është goditur me grushte nga punonjësi i bashkisë Demir Cupi, para pallatit të Kulturës në Mat, vetëm një ditë më parë, rreth 20 minuta para nisjes së takimit të Bashës me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin.
Hoxha është deputet i PD-së deri në shtator, pasi Basha nuk e përfshiu në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. (D.D/Shuplaka)