Demokrati Roland Bejko është shprehur se Edi Rama tashmë po bën “revolucionin kulturor Kinez”, dhe po bën një krim.
Sipas tij me metodat e Revolucionit Kulturor Kinez po bën “një puç institucional pasi ka rijuar grupe pune të tipit të kontrollit punëtor-fshatar që kryesohen nga deputetët socialistë, ka hapur një adresë shqipëriaqë[email protected] ku i fton qytetarët( militantët e partisë së vet) , të spiunojnë pranë Atij personalisht kundërshtarët politikë në administratë nën pretekstin se po lufton të paaftët dhe të korruptuarit”.
REAGIMI I PLOTË:
PUÇ INSTITUCIONAL
Ju kish marrë malli për revolucionin kulturor Kinez, për grupet e kontrollit punëtor-fshatar?
Ja tek e keni.
Prej disa ditësh para syve tanë, ditën me diell e natën me hënë a me drita Edi Rama po konsumon një krim.
Me metodat e Revolucionit Kulturor Kinez po bën një puç institucional. Ka krijuar grupe pune të tipit të kontrollit punëtor-fshatar që kryesohen nga deputetët socialistë, ka hapur një adresë shqipëriaqë[email protected] ku i fton qytetarët( militantët e partisë së vet) , të spiunojnë pranë Atij personalisht kundërshtarët politikë në administratë nën pretekstin se po lufton të paaftët dhe të korruptuarit.
Por në fakt, Edi Rama po i heq atributet DAP–it, Shkollës së Administratës Publike, Komitetit të Përhershëm të Pranimit dhe Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes së Nëpunësit Civil, po shkel Ligjin Nr.152/2013 mbi Nëpunësin Civil ( i ndryshuar), duke i zëvendësuar institucionet me revolucionarët Kuq e Zi të Partisë që në emër “Të Administratës që Duam” të largojë nga administrata të gjithë kundërshtarët e vet politikë dhe në vend të tyre, të emërojë militantët socialistë, ose mercenarët e blerë gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Dikush mund të thotë që “punë e madhe, po largon militantët e LSI-së rekrutuar në administratë në mënyrë partiake dhe jo ligjore, pasi “demokratë” vështirë se ka mbetur njeri pa u larguar apo pa u rekrutuar gjatë katër viteve që përcollëm”.
Dakord, por një paligjshmëri e tillë nuk mund të luftohet me një tjetër paligjshmëri, për më tepër duke zëvendësuar institucionet përgjegjëse të shtetit me një strukturë partiake të stilit Maoist. Ndaleni (J.V/Shuplaka)