Hetimet për grabitjen spektakolare në rrugën e Rinasit në 8 shkurt të këtij viti, janë drejt fundit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të gjejë prova se grupi i drejtuar nga Admir Murataj ka arritur të grabisë 10 milionë euro, prej të cilave janë gjetur vetëm 1.5 milionë.
Ndryshe nga çfarë u tha në momentin që ndodhi grabitja, shuma e parave që ishin në dy blinda ka qënë 10 milionë euro, para të cilat janë marrë të gjitha. Dëshmia e Fatjon Xhyliut ka zbuluar të gjithë grupin dhe mënyrën se si ata e kryen grabitjen.
Ndërkohë Prokuroria ka krahasur gjurmët e ADN-së të të arrestuarve, të cilët përkojnë me gjurmët e gjetura në tenxheret ku ishin futur paratë dhe ishin groposur. Prokuroria ka ndërtuar edhe profilin gjenetik të tyre, falë ADN-ve të marrë tek të arrestuarit në qeli.
Gjyqi pritet të nisë në muajin shtator ku grabitësit do të akuzohen për grup të strukturuar kriminal, grabitje me armë e dhunë, armëmbajtje pa leje, tentavië vrasje, plagosje e rëndë me dashje dhe vjedhje e bankave e armëve të kursimit.
(E.K/SHUPLAKA)