Prej dy ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku nuk kanë munguar as takimet kokë më kokë me Presidentin turk, Erdogan. Mirëpo ka një foto që po bën sot xhiron e rrjetit, ku për protagonistë janë Erdogan dhe Rama.
Në mënyrë krejt miqësore duket Erdogan i ka prekur dorën kryeministrit Rama, dhe ky i fundit sigurisht që e ka pritur plot buzëqeshje.
Nga ana tjetër në takim kanë qenë dhe presidenti serb Vuçiç dhe të tjerë personalitete, ku duken mjaft të përfshirë në bisedë.
Rama dhe Erdogan prej disa kohësh në takime ndërkombëtare por edhe personale e kanë shprehur haptazi simpatinë që kanë për njëri-tjetrit. Në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, Turqia ka qenë dhe mbështetëse e disa projekteve në vendin tonë.
(E.K/SHUPLAKA)