11:34 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vdekja e Ketjona Ibrahimit, ZBARDHET shkaku dhe procedura mjekësore që u ndoq

15:40 | 10/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSH është Ketjona Ibrahimi që humbi jetën në Spitalin e Elbasanit, flet kushëriri i saj

Ditën e sotme lajmi për vdekjen e 18 vjeçares Ketjona Ibrahimi në spitalin Kirurgjik të Elbasanit tronditi jo pak. Ndërkohë që zbardhet dhe procedura mjekësore që është ndjekur në rastin e kurimit të vajzës.

Sipas shefit të spitalit kirurgjik në këtë qytet, Alban Hoxha, e ndjera ka qenë e shtruar fillimisht në spitalin e Gramshit ku ka manifestuar dhimbje barku e të vjella. Pasi ka marrë mjekimet e para atje dhe nuk ka pasur përmirësime, është dërguar në urgjencën e qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, shkruan infoelbasani.al.

Në orët e para të mëngjesit nga urgjenca, 18 vjeçarja është dërguar në kirurgji për një konsultë. Atje është dyshuar për hemorragji në vezore dhe organet e riprodhimit. Pas kryerjes së operacionit nuk është gjetur crregullim në këtë pjesë të trupit, por në hapësirën e barkut është konstatuar sasi lëngu, thotë dr. Hoxha.

Për këtë qëllim është kërkuar ndihma e mjekut kirurg. Mjekja J. Maksuti ka kryer pastrimin e lëngut dhe e ka futur në reanimacion. Nga ora 14 e pasdites deri në orën 20 vajza ka reaguar mirë dhe ka komunikuar edhe me familjarët. Por në këtë orë ajo ka pësuar arrest kardiak dhe me gjithë ndërhyrjen nuk ka mundur të shpëtojë.

Pas vdekjes ajo është dërguar në morg dhe i është nënshtruar autopsisë. Sipas të dhënave të para të ekspertëve shkak për vdekjen ka qenë tromboembolia pulmonare, ose mpiksja e gjakut në mushkëri, një patologji kjo e shprehur në shumë pacientë.

Megjithatë fjalën përfundimtare do ta japin ekspertët mjeko-ligjorë në Tiranë.

Burime spitalore pohuan se mjekja J. Maksuti është duke vijuar normalisht punën dhe vetëm pas përgjigjes së ardhur nga ekspertët do të vendoset nëse mban apo jo përgjegjësi për rastin në fjalë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: 18 vjecarjaoperacionshkaku i vdekjes
Pas

Pse fotoja e takimit mes Ramës dhe Erdoganit po bën xhiron e rrjetit

Para

Ylli Manjani e thotë hapur ku punon numëruesi që grabiste votat e PDIU-së

Para
Ylli Manjani e thotë hapur ku punon numëruesi që grabiste votat e PDIU-së

Ylli Manjani e thotë hapur ku punon numëruesi që grabiste votat e PDIU-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.