Dy kandidatët e vetëm për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami kanë zhvilluar sot njëri-pas tjetrit takime me demokratët e Dibrës.
Secili prej tyre ka prezantuar programin e tij për ringritjen e PD-së, pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25-qershorit.
Mirëpo duket se Selami, nuk ka arritur dotqë ta mbushë plot sallën, dhe jo vetëm pjesën lart në kat të dytë por edhe atë poshtë ka patur vështirësi ta mbyllë.
Nuk dihet pse ky refuzim nga ana e demokratëve dibranë për Selamin, por s’mund të themi me siguri se e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe me Bashën. Pasi fotot që kemi në dispozicion nuk të lënë vend për të bërë krahasime.
Në takimin e tij me qytetarët e Dibrës Selami sikurse u shpreh pak ditë më parë në Lezhë, tha se Partia Demokratike vazhdon ende sot të jetë më pak demokratike dhe se liderishipi i saj duhet të ndryshojë mentalitetet.
“Në partinë tonë mungon demokracia. Nëse ne nuk e kthejmë këtë ta shikojmë ku kemi problemin dhe ta kapërcejmë, nuk kemi gjë në vijë. Është thelluar! Shikoni listën! Ka mjaft njerëz të nderuar që do kishin fituar edhe vetë nqs do kishim një konkurim të barabartë. Por është listë jashtë konkurimit, jo legjitime. Është kompetencë e Këshillit Kombëtar, jo e kryetarit. pike…Duhet ta fillonte nga ju, ti benit ju rekimandimet”, u shpreh Selami.
Ndërkohë Basha deri më tani nuk ka folur se cilat ishin gabimet e tij, por në takimet me demokratë të Dibrës dhe u duk i gatshëm për reflektim.
“Kush di t’i njohë e t’i pranojë gabimet, ka edhe vullnetin t’i korrigjojë ato. Dhe unë e kam këtë vullnet, ta bëj bashkë me ju, bashkë me të gjithë demokratët e ndershëm që janë gati të luftojnë për ndryshim, jo për kolltuqe. Dhe ajo që vij të kërkoj sot është të vazhdojmë betejën. Nuk vij t’iu ofroj as privilegje, as pekule, as favore. Vij t’u kërkoj të vazhdojmë betejën”, tha Basha i cili më tej bëri thirrje për bashkim. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2375″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]