Tre ditë më parë një 37 vjeçare nga Kosova, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve që mori nga një aksident rrugor.
Pas vdekjes së 37 vjeçare, familjarët i kanë dërguar një letër falënderimi mjekëve të Spitalit Ushtarak, sot Spitali Universitar i Traumës ku shprehin mirënjohje për përkushtimin dhe pritjen e tyre.
Ka qenë Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka publikuar letrën e plotë të familjes nga Kosova.
Ndërkohë në letër familjrët shkruajn se “Doktorët bënë gjithçka nga ana e tyre, por jo vetëm ata, por i gjithë stafi i spitalit,ne ishim të sigurt se askush tjetër nuk t’i shëron plagët sikur doktorët e Nënlokës Shqipëri”, shkruajnë familjarët.
LETRA E PLOTË
“I dashuri profesor Dilaver,
Vajza e jonë Fatmirja 37 vjeçe vdiq në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në mëngjesin e ditës e premte, të datës 7 korrik 2017. Fatmirja e jonë e dashur nuk mundi t’i përballojë lëndimet që i mori në aksident komunikacioni. Megjithatë, familja ime Maloku, por edhe familja Bajgora, ku ishte e martuar Fatmirja, ndjejmë obligim moral të ju falënderojmë juve personalisht, mjekët: Dr.Luan Nikollari, Dr. Ergen Hodaj si dhe kol.Dr.Rushan Muhameti, për angazhimin profesional të nivelit të lartë, por mbi të gjitha, për mikpritjen vëllazërore që iu afrua në rend të parë Fatmirës si dhe njerëzve tanë që qëndronin pranë Fatmirës.
Ata, doktorët bënë gjithçka nga ana e tyre, por jo vetëm ata, por i gjithë stafi i spitalit. Vajza e jonë Fatmirja, e ndjeu ngrohtësinë e vëllezërve dhe motrave të gjakut të saj, dhe nuk pati as frikë e as nuk i mbeti merak ta kishim drejtuar dikund tjetër, siç na preferonin këtu në Prishtinë, bashkëpunëtorët e shkieve, Beogradin ose Shkupin! Ne ishim të sigurt se askush tjetër nuk t’i shëron plagët sikur doktorët e Nënlokës Shqipëri.
Doktorët patën konsideratë, duke e kuptuar drejt se te dy familjet Maloku dhe Bajgora jemi familje skamnore, dhe gjithë këto shërbime për bijën tonë Fatmirën i mbuluan vetë. Po dihet se roli i juaj në këtë rast ishte i veçantë. Prandaj, me gjithë dhembjen që kemi për Fatmirën tonë, ne ju falënderojmë nga zemra për gjithë atë që ju e bëtë!
Qofshi me shëndet dhe gëzime në familjet e juaja. Po të kishim adresa interneti do t’i falënderonim të gjithë një nga një, por falënderimin po ua përcjellim përmes jush.
Në emër të dy familjeve: Maloku dhe Bajgora, me shumë respekt për Ju, Fazli Maloku- Prishtinë”.
(S.SH/Shuplaka)