Një e moshuara 60 vjeç nga qyteti Elbasanit, ka humbur ditën e sotme banesën dhe aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë.
Ndërkohë që policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë për identifikimin saj dhe më pas lidhjen me familjarët.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 10.07.2017 në fshatin Kusarth një shtetase ka humbur banesën.
Shtetasja është e moshuar, i përket moshës rreth 60 vjeçe. Shtetasja mban të veshur një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë kafe, me tuta ngjyrë kafe, me një palë shapka ngjyrë blu, e thinjur, trup mesatare. Policia e Elbasanit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që e njohin ose familjarëve të telefonojnë tek 129 për ta dërguar të moshuarën pranë familjes.