Kandidati i vetëm përballë Lulzim Bashës për kreun e PD, Eduard Selami, i ftuar në emisionin “dritarë me Rudinën”, ka deklaruar se nëse ai fiton nuk do të merret vetëm me strukturën e brendshme të kësajforce politike, por edhe me partinë qeverisëse.
Sakaq ai ka kujtuar edhe veshjen me tuta të kryeministrit Edi Rama, gjatë fushatës së fundit.
“Do t’i bëj një nder Ramës. Do t’i marr listën e parë, pasi këtë radhë nuk kishte listë, doli vetëm me tuta dhe faleminderit se kemi parë edhe më keq. Do t’i marr listën e para 4 vjetëve dhe do ta bëj 8 vjet dhe do ta mbaj aty, për të parë se çfarë ka premtuar. Do të shoh se ku i ka 300 mijë vende pune dhe do të ngre disa departamente siç i ka partia gjermane, ku do të marr njerëzit më të aftë nga Shqipëria dhe jashtë. Do ta bëj një laborator të zhvillimit politik bashkëkohor”, tha Selami.
Më tej Selami deklaroi se do të propozonte Lulzim Bashën si kryetar të grupit parlamentar, gjithmonë në rast se ai do të fitonte.
Me shumë krenari do të përfaqësoj ngjyrat e PD. Kur të jem kryetar, nuk do të vij si Basha me një letër në dorë. Mbledhja e grupit ishte caktuar në një orar dhe vazhdonte shtyrja e orarit për 1 ore, ndërkohë që kamerat ishin aty. Lexohej një deklaratë dhe më pas shpërndaheshin të gjithë. Iknin kamerat, iknin edhe anëtarët. Por kur të jem unë do t’i bëj gjërat ndryshe. Unë vetë kur të bëhem kryetar i PD, do të sugjeroj që Basha të bëhet kryetar i grupit parlamentar i PD, por skam për ta emëruar se nuk e kam këtë kompetencë”, tha Selami. (D.D/Shuplaka)