Një 47-vjeçar nga Lezha ka mbetur i plagosur në një atentat që i është bërë në orët e natës së mbrëmshme. Personi është identifikuar me inicialet A. Gj. Paraprakisht ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Kalivaç.
47-vjeçari ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë, ndërsa është qëlluar nga persona të paidentifikuar ende.
I plagosuri mësohet se ishte shofer i linjës nga fshati Kalivaç për në qytetin e Lezhës.
Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 11.07.2017, rreth orës 05:15 është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. 47 vjeç.
Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor , që po kryen të gjitha veprimet hetimore e procedurale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Po bëhet krehja e zones si dhe janë ngritur pika kontrolli.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes. (E.K/SHUPLAKA)