Kandidati për kreun e PD, Eduart Selami ka deklaruar mbërmjen e djeshme në “Dritare me Rudina Xhungën” se kur të bëhet kryetar i PD do të sugjerojë që Lulzim Basha të bëhet kryetar i grupit parlamentar.
“Me shumë krenari do të përfaqësoj ngjyrat e PD. Kur të jem kryetar, nuk do të vij si Basha me një letër në dorë. Mbledhja e grupit ishte caktuar në një orar dhe vazhdonte shtyrja e orarit për 1 ore, ndërkohë që kamerat ishin aty. Lexohej një deklaratë dhe më pas shpërndaheshin të gjithë. Iknin kamerat, iknin edhe anëtarët. Por kur të jem unë do t’i bëj gjërat ndryshe. Unë vetë kur të bëhem kryetar i PD, do të sugjeroj që Basha të bëhet kryetar i grupit parlamentar i PD, por skam për ta emëruar se nuk e kam këtë kompetencë”, tha Selami.
Selami deklaroi se kundër bashkëpunimit mes PS dhe PD, por do të jetë i hapur ndaj bashkëpunimeve për çështje të rëndësishme.
“Jam kundër një koalicioni qeveritar. Jo se nuk do të shtrij dorën në qeverisjen me partinë që është në qeveri. Kam një paketë reformash që do të fillojë nga reforma elektorale që do ta caktojnë qytetarët kush do të futet në parlament. Pra do të kërkoj bashkëpunim”, tha Selami.
Sjellim në vëmendje që Selmai garon për kreun e PD-së përballë Lulzim Bashës. Zgjedhjet për kreun e PD-së do të zhvillohen në 22 korrik. (J.V/Shuplaka)