Diçka e pazakontë ka ndodhur gjatë një koncerti të këngëtarit Gena në një nga clubet e Dhërmiut fundjavën që kaloi. Gena ishte i ftuar për të performuar ‘live’ në këtë lokal dhe nuk ishin të paktë edhe pushuesit që donin të dëgjonin performancën e këngëtarit.
Por, kur sapo po përgatitej të dilte në skenë u shfaq policia e cila ka hequr gjithë impiantin e fonisë, duke e lënë këngëtarin pa kënduar. Ashtu siç shihet edhe në këtë video të siguruar nga Xing.al, forcat e FNSH-së janë ngjitur në skenë ku dhe vunë në pranga kompozitorin dhe muzikantin e njohur Edlir Begolli.
Begolli për Xing.al ka deklaruar se arrestimi ndaj tij ka qenë për shkak të volumit të muzikës.
“Ishim duke bërë muzikë si gjithmonë ndërkohë që policia kishte ardhur jashtë lokalit. Në atë moment Gena zbriti nga skena dhe unë isha ende lart për të mbyllur muzikën. Nuk bëra rezistencë dhe më vunë prangat. Nga aty më cuan në komisariat ku më mbajtën 5-6 orë pa arsye, pasi këto gjëra normalisht zgjidhen me një urdhër ndalimi.”, shpjegon Begolli.
Ai ka theksuar më tej se ka mbetur i shokuar nga arrestimi sikur të ishte kriminel. “Kam mbetur i shokuar dhe s’do doja të përsëritej më një gjë e tillë pasi për një artist është tronditëse të trajtohet në një mënyrë të tillë si të ishte një kriminel.” përfundoi ai.
Në pamjet filmike në video policët kanë rrethuar kompozitorin, i cili ishte i veshur me bluzën e bardhë dhe e kanë prangosur duke e shoqëruar menjëherë në polici. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2386″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]