Lajmi për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit investigativ Genci Angjellari, nga administratorja e një firme ka bërë shumë bujë gjatë ditëve të fundit. Të gjithë ishin kuriozë për të zbuluar kush ishte gruaja, e cila më vonë doli të quhej Mirela Topulli, administratorja e “Euroteam”.
Mirëpo një detaji nuk iu kushtua shumë rëndësi pas publikimit të “Stop” një ditë më parë, duke qenë se të gjithë u përqendruan tek sherri.
Bëhet fjalë për detajin më të rëndësishëm në gjithë këtë histori. Është investigimi, arsyeja pse nisi gjithçka.
Pas këtij skandali, fshihet një krim mjedisor, i paguar nga xhepat e taksapaguesve. Gazetari që u dhunua, Genci Angjellari, realizoi disa filmime në lumin Erzen, aty ku kamionët e Euroteam shkarkonin mbetjet spitalore.
Ndërkohë që ligji e bën të detyrueshme për kompanitë që mbetjet duhet të digjen sipas procedurave të rrepta, pasi përmbajnë lëndë kimike të rrezikshme, “Euroteam” duket se nuk e ka zbatuar këtë rregull.
Pamjet e publikuara nga “Stop” tregojnë një masakër të vërtetë mjedisore, mbetje mjaft të rrezikshme për jetën e njeriut.
Ndërkohë, në disa filmime të tjera, rezulton se në anë të lumit ishte punuar me eskavatorë për t’i groposur mbetjet kimike nën tokë.
Mirëpo për shkak të kësaj, në anë të lumit janë krijuar pellgje uji të ndotur nga lëndët kimike. Kjo ishte një ngjarje mjafte rëndë, që duhet të kishte sjellë edhe një reagim nga ana e kryeministrit. Mirëpo siç duket, në axhendën e tij nuk përfshihet një gjë e tillë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2391″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]