Sot, në Shkodër, u prezantuan të dhënat e studimit “Të Rinjtë flasin” i cili tregoi se si të rinjtë shkodranë vlerësojnë me një sistem pikësh shërbimet që Pushteti Lokal ofron për këtë komunitet, në të njëjtën kohë edhe shprehën shqetësimet e tyre.
Studimi është realizuar pas një pune disa mujore nga Këshilli Rinor Bashkiak dhe stafi i organizatës DIGE.
Event i prezantimit të këtij studimi u realizua në prani të kryetares së Bashkisë Shkodër, organizatave të shoqërisë civile, anëtarëve të Këshillit Bashkiak, medias si dhe të rinjve pjesëmarrës.
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi premtoi se do t’i përkthente në prioritete të punës së saj gjetjet e këtij studimi, duke i dhënë vend disa prej tyre edhe në hartimin e buxhetit 2018.
STUDIMI
Një nga gjetjet ka të bëjë sëpari me informacionin që të rinjtë kanë për shërbimet që ofrohen nga bashkia, është i pakët ose i mangët.
Të dhënat flasin se burimet nga i cili merret ky informacion vjen nga media sociale me 42% në raport me median vizive 37%, web 19% dhe familja 0%. Ndërkohë, ai që quhet edhe dokumenti më thelbësor për rininë dhe zbatimin e politikave rinore nga pushteti lokal dhe qendror, Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë, mbetet i pa njohur nga kjo grupmoshe. Vetëm 8% e njohin atë në raport me 92% që nuk e dinë që ekziston.
Përsa i përket shërbimeve që të rinjtë mendojnë se mungojnë në këtë qytet dhe nuk ofrohen nga pushteti lokal, 47% drejtojnë gishtin nga qendrat rinore –sportive, ndërkohë që 33% shprehen se mungojnë të gjitha dhe 20% janë të tjera. Tek te tjera, shërbimet që mungojnë sipas të rinjve janë si; kushtet e arsimit/edukimit; vende/ambjente studimi; punësimi, shërbimi urban, parqe, interneti, mosinformimi per ccështjet qe u takojnë si dhe bursa studimi/motivime te ndryshme për nxënës/studentë të shkëlqyer në mësime art, shkencë apo sport.
Megjithatë, edhe këtu Ademi ka një përgjigje duke theksuar se një qendër e madhe rinore kulturore është në ndërtim e sipër si dhe tashmë Qarku i Shkodrës numëron 7 qendra sociale/komunitare nga të cilat ofrohet shërbim.
Në përfundim, 23% e të rinjve vlerësojnë më keq shërbimet e ofruara për rininë ose programet rinore nga bashkia, 22% mirë, 30% me; nuk e di, shumë keq 19% dhe shumë mirë 9%. Ekspertja e projektit, Gentiana Ramadani, pas përpunimit të të dhënave dhe analizës mbi rezultatet e studimit theksoi se: “studime të tilla vijnë në një boshllëk. Jo vetëm në punën e qeverisjes lokale por në tërësi në Shqipëri duhet të kthehen në prioritet për institucionet lokale e qendrore. Marrja në konsideratë e mendimit qytetar e grupmoshave të ndryshme janë e vetmja mënyrë për të kuptuar se duhet lëvizur nga konstatimi në veprime konkrete për secilin komunitet”-perfundoi ajo.
Ky është një projekt i mbështetur nga LëvizAlbania, në kuadër të zhvillimit të Demokracisë Lokale. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2395″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]