Të dy janë shumë të njohur për publikun edhe fjalën e kemi për dy ish-banorët e “Big Brother”, Donën dhe Musën.
Ata u lidhën dhe dashuruan në “Big Brother”. Por çfarë ka ndodhur me lidhjen e tyre jashtë shtëpisë së “Big Brother”?
Dona ka publikuar disa foto të çuditshme në Instagramin e saj që ngritën dyshime për një ndarje të mundshme mes tyre. Por menjëherë ajo ka reaguar se ata vazhdojnë të jenë bashkë.
“Çfarë kam publikuar dje, nuk kanë lidhje me mua dhe Musain. Thjesht një shaka me disa shoqe të mia. Sa për sqarim.”, shkruan Dona duke lënë kështu të kuptohet se janë bashkë dhe shumë të lumtur. (J.V/Shuplaka)