Partia Drejtësi Integrin dhe Unitet ka publikuar përsëri një video ku sipas saj, kësaj partie i janë vjedhur 9 vota në qendrën e votimit 1936 në Tiranë.
Sipas PDIU-së pas numërimit në qendrën e votimit 1936, që i përket ZAZ nr 38, grupi i numërimit nr 3, i ka vjedhur kësaj partie votat, konkretisht 9 të tilla.
Nga ana e kësaj partie sqarohet më tej se PDIU kishte realisht 14 vota nga leximi i fletëve të votmit në këtë videoe dhe numëruesit në procesverbal kanë shkruar vetëm 5 të tilla.
Sjellim në vëmendje që Shpëtim Idrizi, kandidati i parë në listë në qarkun e Tiranës nuk ka marrë mandatin vetëm për 38 vota.
Kjo vidoe është shpërndarë edhe nga Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi të cilët akuzojnë se votat e tyre janë vjedhur nga numëruesit. (J.V/Shuplaka)