Temperaturat e larta të këtyre ditëve të fundit kanë bërë që zjarret të shtohen në Shqipëri dhe jo vetëm.
Kështu ka ndodhur dhe pranë banesës së bukuroshes shqiptare, e cila jeton në Turqi, Almeda Abazi. Ajo ka shpërndarë pamjet, duke falenderuar zjarrfikësit për ndihmën e shpejtë.
Fatmirësisht në Turqi zjarrëfikësit veprojnë në kohë, pasi në rastin shqiptar logjistika e tyre lë shumë për të dëshiruar.
Almeda kujtojmë se është vendosur në Turqi prej disa kohësh pas martesës me bashkëshortin e saj. (E.K/SHUPLAKA)