Pak ka zgjatur zhgënjimi i Sadikut pas largimit nga Zvicra. Sulmuesi i kombëtares shqiptare në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kampionatit polak.
Ai ka vendosur të transferohet nga Zyrihu i Zvicrës drejt kampionëve të Polonisë, Legia e Varshavës.
Sipas mediave polake, sulmuesi nga Elbasani ndodhet aktualisht në klinikën “Enel Sport” duke kryer vizitat mjekësore për të vazhduar më pas me firmosjen e kontratës.
Ende nuk dihen shifrat e këtij transferimi, por fakti që Sadiku do të luajë me Legian tashmë është i konfirmuar.
(E.K/SHUPLAKA)