Pas shkrimit të kryeministrit Edi Rama në ‘’WSJ” ka reaguar gazetarja Sonila Meço.
Ajo thotë se ndërkohë që kryeministri Rama flet për reforma ka dy gjëra që duhen marrë në konsideratë: Një plan i detajuar për rritjen e konkurueshmërisë e produktivitetit të ekonomisë shqiptare dhe një plan sesi do të thithen investimet e huaja.
Ajo vijon më tej duke thënë se pavarësisht se Rama dhe PS morën një mandat të mjaftueshëm për të qeverisur të vetëm nuk kanë një program të qartë për ekonominë.
‘’ Reformat për të bërë shtet dhe një integrim i shëndetshëm rajonal në teori janë mënyra për të shtyrë ekonominë drejt rritjes.
Por sa kohë nuk ke një plan dhe në shtetin e sajuar deri më sot ke një dorë të mirë edhe vetë, editorialet dhe artikujt me paratë e taksapaguesve shqiptarë në shtypin ndërkombëtar do të jenë e vetmja mënyrë për të ushqyer iluzionet në google, teksa google nuk ushqen dot barkun e pangopur të shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera gazetarja.
STATUSI I PLOTË I MEÇOS:
Pas leximit të editorialit të sotëm në WSJ:
Sa kohë flitet për reforma, si zgjidhja e përsosur drejt mirëqënies së shqiptarëve, ka dy gjëra për tu konsideruar:
- Një plan i detajuar për rritjen e konkurueshmërisë e produktivitetit të ekonomisë shqiptare. Që kurrë nuk e pamë, aq më pak në programin elektoral të forcës që mori mjaftueshëm vota të udhëheqë e vetme Shqipërinë.
Ç’do prodhojmë, në cilët sektorë, për të konkuruar me çfarë e nga ç’financime? Si do mbështesë energjia, infrastruktura e teknologjia krijimin e produktit shqiptar që edhe integrimi rajonal, siç shprehej sot kryeministri për Ëall Street Journal të sjellë vlerë të shtuar në ekonomi?
- Si do thithen investimet e huaja? Asgjë e re nga fronti i perëndimit me Samitin e Triestes, por edhe skepticizëm mbi perspektivën e marshimit drejt anëtarësimit në BE, që mund të grishte interesat e investitorëve të mëdhenj në tregun e destabilizuar financiar shqiptar, krejt i kithtë në raport me standardet e Unionit.
Reformat për të bërë shtet dhe një integrim i shëndetshëm rajonal në teori janë mënyra për të shtyrë ekonominë drejt rritjes. Por sa kohë nuk ke një plan dhe në shtetin e sajuar deri më sot ke një dorë të mirë edhe vetë, editorialet dhe artikujt me paratë e taksapaguesve shqiptarë në shtypin ndërkombëtar do të jenë e vetmja mënyrë për të ushqyer iluzionet në google, teksa google nuk ushqen dot barkun e pangopur të shqiptarëve. (E.K/SHUPLAKA)